Statistika e errët e Gjermanisë në Kupën e Botës që nuk i ndodhi që nga viti 1978

Statistika e errët e Gjermanisë në Kupën e Botës që nuk i ndodhi që nga viti 1978

Gjermania e mbylli më humbje Botërorin Rusi 2018 dhe me të njejtën mënyrë nisi Botërorin Katar 2022.

“Pancerat” dështuan sërish përballë një kombëtareje aziatike: katër vite më parë ndaj Koresë së Jugut, ndërsa sot kundër Japonisë.

Katër herë kampionët e botës janë mposhtur me rezultat 1 me 2, me ndeshjen që u shoqërua nga një kthesë e madhe e rezultatit.

Gjermania humbet një ndeshje pasi kryesoi në pjesën e parë në një Kupë Bote për herë të parë që nga 21 qershori 1978, statistikë e tmerrshme që përsëritet pas 44 vitesh.

Shpërndaje në: