Stano: Lajçak vazhdon të mbetet emisar me angazhim të plotë, urgjente të zbatohet Marrëveshja e Ohrit

Stano: Lajçak vazhdon të mbetet emisar me angazhim të plotë, urgjente të zbatohet Marrëveshja e Ohrit

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media ka thënë se s’ka asgjë të rëndësishme për të theksuar sa i përket pozitës së Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbisë.

Stano ka thënë se tranizicioni në BE nuk e prek pozitën e Përfaqësuesit Special dhe se Miroslav Lajcak do të vazhdojë punën e tij edhe në muajt në vazhdim me angazhim të plotë.

Stano ka thënë se Lajcak është i angazhuar plotësisht në kontakte me partnerët me synim për të lëvizur gjërat përpara, e që prioritet thotë se është zbatimi urgjent i Marrëveshjes së Ohrit.

“Tranzicioni nuk e prek pozitën e ESUR. Mandati I Lajcak vazhdon dhe do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim. Ai vazhdon të jetë plotësisht i angazhuar në shkëmbime me një numër partnerësh në BE dhe në skenën ndërkombëtare, për të provuar lëvizjen e gjerave përpara, me prioritet sigurisht, imnplementimin urgjent të Ohrit”, ka thënë Stano./Express/

Prokuroria Speciale jep detaje për arrestimin e dy shqiptarëve të dyshuar për spiunazh me shërbimin sekret serb

 

Shpërndaje në: