Stano e ripërsërit: Çdo vendim për hapjen e Urës së Ibrit duhet të dalë nga dialogu në Bruksel
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur sot edhe një herë për rihapjen e Urës së Ibrit për qarkullim. Stano ka thënë se çdo hap dhe veprim duhet të bëhet në kuadër të dialogut të Brukselit.
Stano ka thënë se ky është qëndrimi i Brukselit zyrtar dhe se çfarëdo vendimi për hapje të Urës, duhet të dalë nga diskutimet në Bruksel në kuadër të dialogut.
“Qëndrimi ynë i përgjithshëm është që marrëveshjet e arritura në kuadër të kornizës së dialogut duhet të implementohen. Çdo hap dhe veprim duhet të zgjidhet dhe të diskutohet në kuadër të dialogut.Çështja e rihapjes Urës së Ibrit është çështje e dialogut. Çfarëdo vendimi për ta hapur duhet të bëhet në dialog.”, ka thënë Stano.