Stafi dhe lojtaret e Man United u helmuan keq nga ushqimi, 12 nga ta ishin në gjendje të rëndë

Stafi dhe lojtaret e Man United u helmuan keq nga ushqimi, 12 nga ta ishin në gjendje të rëndë

Lojtarët dhe stafi i Manchester United u helmuan nga ushqimi pas fitores së tyre në Europa League në Moldavi.

Grupi u kthye nga fitorja 2-0 ndaj FC Sheriff të enjten e kaluar menjëherë pas ndeshjes në një aeroplan privat, shkruan Periskopi.

Por 12 perosna nga stafi i Man United përfshirë edhe lojtarët filluan të mos ndiheshin mirë të premten.

Klubi po përpiqet të shikojë nëse ishte diçka që grupi kishte ngrënë ndërsa ishte në Kishinau ose në aeroplan gjatë rrugës së kthimit.

Një pjesë e vogël e lojtarëve humbën stërvitjen të premten për shkak të kësaj, por ishin përsëri në rregull për të stërvitur të shtunën.

 

Shpërndaje në: