Stadiumi i Gjilanit dhe ai nacional si “1001 netë”: Kurti pak para zgjedhjeve krenohet me të ‘arriturat’ në sport e kulturë

Stadiumi i Gjilanit dhe ai nacional si “1001 netë”: Kurti pak para zgjedhjeve krenohet me të ‘arriturat’ në sport e kulturë

Kryeministri Albin Kurti para fushatës është aktivizuar duke përmendur disa të arritura gjatë qeverisjes së tij, por në të njëjtën kohë po mbulon projektet që gjatë 4 viteve nuk i ka finalizuar.

Duke shpërndarë statusin e ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, Kurti ka lavdëruar ministrinë për siç thotë projektet që ka përfunduar.

Ndërkohë tash e sa vite është në diskutim ndërtimi i stadiumit nacional, por që nuk dihet nëse do të filloj këtë vit ashtu siç është premtuar.

Në anën tjetër punimet në stadiumuin e Gjilanit janë bërë “telenovelë” gjatë këtij mandati të qeverisë Kurti.

 

Postimi i plotë:

Infrastruktura kulturore, rinore e sportive nuk është trajtuar asnjëherë me këtë seriozitet. Dikur të degraduara e të harruara, sot po punohet cep më cep. Përplot projekte të përfunduara e shumë të tjera në realizim nga Ministria jonë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Shpërndaje në: