Srpska në konferencë: Me urdhër të Kurtit s’u certifikuam, termi “Kosovë-Metohi” është i ligjshëm

Srpska në konferencë: Me urdhër të Kurtit s’u certifikuam, termi “Kosovë-Metohi” është i ligjshëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka certifikuar Listën serbe.

Pas këtij vendimi, sot është deklaruar partia serbe, konkretisht kryetarit Zllatan Ellek.

Përgjegjës për anulimin e certifikimit, sipas tij, është kryeministri Albin Kurti.

“Tema është shumë serioze për ne. Dua të konfirmoj se dje komisioni në Prishtinë nuk e miratoi të drejtën e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Besojmë se kjo është bërë me urdhër të Albin Kurtit, për të fituar pikë politike”, është shprehur ai.

Më tej, Ellek theksoi se ky vendim nuk ka bazë ligjore dhe se është dëshmi se sa shumë dëshiron Kurti të eliminojë serbët nga këto treva.

“Pavarësisht se vendimi është i paligjshëm, do t’ju them pse është marrë. Më është vënë në dukje që në spot kam përdorur termin Kosovë dhe Metohi. Unë mendoj se ai është krejtësisht ligjor. Në spot kam thënë ‘rroftë Republika e Serbisë”, ka deklaruar ai.

Srpska potencoi se njëjtën gjuhë e përdor edhe kundërshtari i tyre, Aleksandër Jabllanoviq.

“Nuk është shkelje e ligjit dhe nuk është arsye që kjo listë të eliminohet nga këto zgjedhje. Shembulli më i mirë është partia e Aleksandër Jabllanoviqit, i cili e përdor këtë term, si gjithë të tjerët, por lista e tij është e konfirmuar”.

“Gjatë ditës do të paraqesim ankesë në PZAP dhe pres nga ata një vendim të qartë që do të hedhë poshtë këtë vendim absurd, antiserb dhe jodemokratik të [Albin] Kurtit”, deklaroi kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek në një konferencë për media.

Shpërndaje në: