S’qenka punë trajneri – Prishtina luan baras me Dukagjinin
Prishtina është akoma larg formës së duhur për të ruajtur titullin e kampionit.
Skuadra e Prishtinës ka bërë një tjetër hap të gabuar në Superligën e Kosovës, edhe pas ndërrimit të trajnerit.
Kryeqytetasit kanë luajtur baras pa gola në ‘Fadil Vokrri’, në përballje me Dukagjinin, shkruan Periskopi.
Vlen të përmendet se të dy portierët, Betim Halimi dhe Haxhihamza në anën tjetër ishin në element mjaft të mirë, duke bërë pritje vendimtare.
Raste të mira iu takuan Shabanit e Januzit që ta kalonin Dukagjinin në epërsi në fund të pjesës së parë, por Halimi ishte vendimtar.
Mundësi të mirë pati edhe Prishtina me Endrit Krasniqin, i cili nga afërsia rrezikoi në minutën e 78’, por Haxhihamza bëri për mrekulli punën e tij.
Kështu, Prishtina dhe Dukagjini ndajnë pikët në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës. Prishtina numëron tani 18 pikë, kurse Dukagjini shkon në 15 pikë. /Periskopi/