Sqarim për lexuesit dhe ministrinë e Bujqësisë: Iu referuam raportimit të një mediumi tjetër (Foto)

Gjatë ditës së sotme Krimet Ekonomike kanë bastisur Ministrinë e Bujqësisë e cila udhëhiqet nga Faton Peci, shkruan Periskopi.
Ndërkohë derisa po zhvillohej bastisja, Periskopi duke iu referuar medias “lajmi.net” ka raportuar për pamjet të cilat mediumi në fjalë i ka publikuar se janë nga aksioni brenda Ministrisë së Bujqësisë.

Screenshot
Kjo gjë është demantuar nga Ministria, duke njoftuar se ka qenë “një proces i bartjes së inventarit, arkivës e materialeve të punës së Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë nga objekti në Pejton në objektin e Ministrisë së Bujqësisë në Ulpianë”.
“Ju njoftojmë se ky është një proces i bartjes së inventarit, arkivës e materialeve të punës së Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë nga objekti në Pejton në objektin e Ministrisë së Bujqësisë në Ulpianë!”, thuhet në njoftim.
Periskopi kërkon ndjesë ndaj lexuesve dhe zyrtarëve të Ministrisë për publikimin e këtij lajmi.