Numri 27 do të jetë përgjithmonë i tij, Elbasani pensionon numrin që mbajti Fatjon Bunjaku

Vdekja e Fatjon Bunjakut tronditi futbollin mbarë shqiptar.
Aksidenti fatal në rrugën Mitrovicë-Vushtrri, i mori jetën futbollistit 22-vjeçar të cilit karriera ishte në rritje.
Mirëpo gjatë ditës së sotme klubi i tij i deritanishëm, AF Elbasani mori një vendim prekës duke e pensionuar numrin 27 në nder të tij.
“Si shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përhershme për Fatjon Bunjakun, numri 27 do të tërhiqet nga përdorimi në AF Elbasani dhe do të mbetet përgjithmonë pjesë e trashëgimisë së tij në klub”, shkruhet në njoftimin e klubit shqiptar.











