Numërohen mbi 30% e fletëvotimeve, nga sa vota morën kryetarët e katër partive kryesore në vend

Ndërsa po numërohen votat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën, kryetarët e partive politike kanë parë mostrat e para nga rezultatet lidhur me mbështetjen për ta.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka marrë 72,013 vota, kur janë numëruar 31,18% e numrit total të tyre.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, aktualisht ka 34,291 vota.
Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili garoi si i dyti në listën zgjedhore të partisë, ka aktualisht 20,855 vota.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini – i cili nuk ka shumë kohë që e mori drejtimin e partisë prej Ramush Haradinajt dhe garoi si bartës i listës, ka aktualisht 11,777 vota.











