Numërohen 30% e votave për kandidatë, s’ka ndryshim në top pesëshen e partive

Numërohen 30% e votave për kandidatë, s’ka ndryshim në top pesëshen e partive

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit po vazhdon nëpër Qendrat Komunale të Numërimit.

Sipas rezultateve në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tash janë numëruar 30.86% e kutive të votimit.

Në Lëvizjen Vetëvendosje më i votuari është kryetari i saj dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, i cili deri më tani ka marrë 71,167 vota.


Ai pasohet nga Glauk Konjufca me 55,913 vota, Albulena Haxhiu me 32,201 vota, Hekuran Murati 28,257 vota dhe e pesta renditet Donika Gërvalla me 25,969 vota.

Nga Partia Demokratike e Kosovës i pari me vota është Bedri Hamza, kandidati për kryeministër, i cili ka marrë 34,041 vota deri më tani.


I dyti pas Hamzës, deri më tash është Përparim Gruda me 21,630 vota, pasuar i treti në radhë Arian Tahiri me 18,757 vota, Uran Ismaili me 16,803 vota dhe e pesta është Sala Jashari me 12,071 vota.

Nga lista e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më së shumti vota nga këto kuti të numëruara deri më tash është Vjosa Osmani, e cila ka marrë 22,647 vota.


Ajo pasohet me vota nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku i cili deri më tash ka marrë 20,585 vota. E treta më e votuar në LDK është Doarsa Kica-Xhelili me 16,106 vota, pasuar nga Hykmete Bajrami me 12,606 vota dhe Avdullah Hoti me 11,351 vota.

Edhe në Aleancë, më i votuari është kryetari i partisë, Ardian Gjini, i cili deri më tani ka siguruar 11,632 vota, pasuar nga Ramush Haradinaj me 10,577 vota dhe Daut Haradinaj me 8,163 vota. I katërti radhitet Besnik Tahiri që ka marrë 7,108 vota dhe Bekë Berisha 5,578 vota.


Për të parë përditësimin e të dhënave në kohë reale, klikoni KËTU.

Të ngjashme
Këta janë pesë kandidatët e LDK-së me më së paku vota deri tani

Këta janë pesë kandidatët e LDK-së me më së paku vota deri tani

Kurti s’i do gypat e gazit amerikan deri në Kosovë: Të marrim rrymë nga terminali i LNG në Vlorë, jemi për gazifikim të linjitit

Kurti s’i do gypat e gazit amerikan deri në Kosovë: Të marrim rrymë nga terminali i LNG në Vlorë, jemi për gazifikim të linjitit

Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha që partitë të bëjnë pjesën e tyre

Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha që partitë të bëjnë pjesën e tyre

Kushtetuesja i jep të drejtë Qeverisë për tokën për ndërtimin e qendrës sociale në Graçanicë

Kushtetuesja i jep të drejtë Qeverisë për tokën për ndërtimin e qendrës sociale në Graçanicë

I dënuari me 5 vjet burg në Shqipëri transferohet në Kosovë

I dënuari me 5 vjet burg në Shqipëri transferohet në Kosovë

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Këta janë pesë kandidatët e partive me më së paku vota deri më tani

Këta janë pesë kandidatët e partive me më së paku vota deri më tani

Komandanti i FSK-së takon zyrtarin e Gardës Kombëtare të Ajovës

Komandanti i FSK-së takon zyrtarin e Gardës Kombëtare të Ajovës

Kush po prin në PDK? Bedri Hamza i pari, Gruda dhe Tahiri pas tij

Kush po prin në PDK? Bedri Hamza i pari, Gruda dhe Tahiri pas tij

Numërohen mbi 30% e fletëvotimeve, nga sa vota morën kryetarët e katër partive kryesore në vend

Numërohen mbi 30% e fletëvotimeve, nga sa vota morën kryetarët e katër partive kryesore në vend

Kuvendi mund të mbetet pa një 'Akademik': Agim Bahtiri nuk po arrinë të sigurojë votat e mjaftueshme

Kuvendi mund të mbetet pa një 'Akademik': Agim Bahtiri nuk po arrinë të sigurojë votat e mjaftueshme

Takimi me kancelarin austriak në Vjenë, Kurti i flet për anëtarësimin e Kosovës në KiE si prioritet

Takimi me kancelarin austriak në Vjenë, Kurti i flet për anëtarësimin e Kosovës në KiE si prioritet

0:000:00