Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji, për të pandehurin A.D., e cila mund të zgjasë deri më datën 07.07.2026, për shkak të dyshimi se i njëjti ka kryer veprën penale, “Asgjësimi i materialeve të votimit”.

Sipas komunikatës për media, bëhet e ditur se i pandehuri nuk guxon që të largohet nga vendbanimi pa lejen e Gjykatës, si dhe i ndalohet të kontaktojë me personat me të cilët ai nuk jetojnë apo janë të varur nga i ai.


“Nëse i pandehuri e shkel masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtit do të caktohet masa e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Gjykata me rastin e caktimit të arrestit shtëpiak, ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

"Me datë 07 qershor, i pandehuri në cilësinë e anëtarit të KQZ-së, në keqpërdorim të detyrës, pozitës dhe autorizimeve të tij lidhur me zgjedhjet në qendrën e votimit në shkollën “Sharri” në Jabllanicë – Komuna e Prizrenit, me qëllim që të pengojë vijueshmërinë normale të zgjedhjeve, dhe pengimin e shprehjes së lirët ë vullnetit të qytetarëve, i pandehuri A.D., i merr dhe i fsheh gjashtë (6) fletëvotime të zbrazëta duke bërë shqyerjen e fletëvotimeve nga blloku i fletëvotimeve, të cilat pastaj i fsheh, duke keqpërdorur detyrat, pozitat dhe autorizimet lidhur me zgjedhjet”.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, ka vlerësuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe pretendimet e palëve gjatë seancës dëgjimore, si dhe nga shkresat e lëndës dhe provat materiale, ka gjetur se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është e pabazuar.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, është e mendimit se edhe me masën e arrestit shtëpiak, do të arrihet të sigurohet prezenca e të pandehurit në procedurë paraprake, dhe procedura do të mund të zhvillohet pa pengesa edhe me masën e arrestit shtëpiak.

“Duke marrë për bazë të gjitha faktet dhe rrethanat konkrete, Gjykata e vlerësoj masën e paraburgimit si të rëndë, në anën tjetër me masën e arrestit shtëpiak, do të sigurohet zhvillimi i pa penguar i procedurës hetimore, pasi që edhe me këtë masë liria e lëvizjes dhe e qarkullimit i të pandehurit do të jetë i kufizuar, dhe kontakti i vetëm që i njëjti mund të ketë është me anëtarët e familjes dhe të cilët jeton. E për më tepër, në rast se i pandehuri nuk e respekton masën e arrestit shtëpiak atëherë Gjykata do ta zëvendëson këtë masë me masën e paraburgimit”, bëhet e ditur në njoftim.

Kjo masë do të mbikëqyret nga Stacioni Policor në Prizren, të cilët edhe pa kërkesë të Gjykatës në çdo kohë mund të verifikojnë zbatimin e masës së arrestit shtëpiak dhe të njoftojnë Gjykatën për çdo cenim të mundshëm të masës./Periskopi



Të ngjashme
Këta janë pesë kandidatët e LDK-së me më së paku vota deri tani

Këta janë pesë kandidatët e LDK-së me më së paku vota deri tani

Kurti s’i do gypat e gazit amerikan deri në Kosovë: Të marrim rrymë nga terminali i LNG në Vlorë, jemi për gazifikim të linjitit

Kurti s’i do gypat e gazit amerikan deri në Kosovë: Të marrim rrymë nga terminali i LNG në Vlorë, jemi për gazifikim të linjitit

Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha që partitë të bëjnë pjesën e tyre

Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha që partitë të bëjnë pjesën e tyre

Kushtetuesja i jep të drejtë Qeverisë për tokën për ndërtimin e qendrës sociale në Graçanicë

Kushtetuesja i jep të drejtë Qeverisë për tokën për ndërtimin e qendrës sociale në Graçanicë

I dënuari me 5 vjet burg në Shqipëri transferohet në Kosovë

I dënuari me 5 vjet burg në Shqipëri transferohet në Kosovë

Këta janë pesë kandidatët e partive me më së paku vota deri më tani

Këta janë pesë kandidatët e partive me më së paku vota deri më tani

Komandanti i FSK-së takon zyrtarin e Gardës Kombëtare të Ajovës

Komandanti i FSK-së takon zyrtarin e Gardës Kombëtare të Ajovës

Kush po prin në PDK? Bedri Hamza i pari, Gruda dhe Tahiri pas tij

Kush po prin në PDK? Bedri Hamza i pari, Gruda dhe Tahiri pas tij

Numërohen mbi 30% e fletëvotimeve, nga sa vota morën kryetarët e katër partive kryesore në vend

Numërohen mbi 30% e fletëvotimeve, nga sa vota morën kryetarët e katër partive kryesore në vend

Numërohen 30% e votave për kandidatë, s’ka ndryshim në top pesëshen e partive

Numërohen 30% e votave për kandidatë, s’ka ndryshim në top pesëshen e partive

Kuvendi mund të mbetet pa një 'Akademik': Agim Bahtiri nuk po arrinë të sigurojë votat e mjaftueshme

Kuvendi mund të mbetet pa një 'Akademik': Agim Bahtiri nuk po arrinë të sigurojë votat e mjaftueshme

Takimi me kancelarin austriak në Vjenë, Kurti i flet për anëtarësimin e Kosovës në KiE si prioritet

Takimi me kancelarin austriak në Vjenë, Kurti i flet për anëtarësimin e Kosovës në KiE si prioritet

0:000:00