Marrëveshja shumë pranë, reagon edhe Teherani: Armëpushimi me SHBA-në do jetë global, përfshihet edhe Libani

Marrëveshja shumë pranë, reagon edhe Teherani: Armëpushimi me SHBA-në do jetë global, përfshihet edhe Libani

Përfaqësuesi i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Saeed Iravani, ka deklaruar se Irani dhe Shtetet e Bashkuara po shkëmbejnë propozime dhe pikëpamje në përpjekje për të arritur një marrëveshje përfundimtare përmes ndërmjetësimit të Pakistanit.



Sipas tij, të dy palët po punojnë për hartimin e një memorandumi mirëkuptimi, megjithëse ende nuk është arritur një tekst final.

“Ne po paraqesim dhe po shkëmbejmë pikëpamje dhe opinione për të arritur tekstin përfundimtar të një memorandumi mirëkuptimi përmes Pakistanit. Ende nuk kemi arritur në tekstin përfundimtar, por po e ndjekim çështjen”, tha Iravani, sipas agjencisë shtetërore iraniane IRNA.


Ai shprehu gjithashtu optimizëm se procesi mund të përfundojë brenda këtij muaji.

Sipas tij, marrëveshja e mundshme do të shoqërohej me një armëpushim të gjerë rajonal.

“Armëpushimi do të jetë global dhe do të mbulojë të gjithë rajonin, përfshirë Libanin”, deklaroi përfaqësuesi iranian.

Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa përpjekjet diplomatike po intensifikohen për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit rajonal.

Të ngjashme
Osmani në CNN: Qytetarët thanë se duhet kompromis mes partive, s’ka vend për “one man show”

Osmani në CNN: Qytetarët thanë se duhet kompromis mes partive, s’ka vend për “one man show”

Si po ndryshon harta fetare e Kosovës?

Si po ndryshon harta fetare e Kosovës?

Blushi: Qytetarët e Kosovës i dhanë Albin Kurtit një leksion demokracie

Blushi: Qytetarët e Kosovës i dhanë Albin Kurtit një leksion demokracie

Presidenti Begaj pritet të kaloj në Kosovë, s'dihet arsyeja - Policia do t'i bllokoj disa rrugë

Presidenti Begaj pritet të kaloj në Kosovë, s'dihet arsyeja - Policia do t'i bllokoj disa rrugë

Dhunohet një grua në Lipjan

Dhunohet një grua në Lipjan

Përfundon numërimi në pesë QKN, vazhdon në 32 të tjera – Në Vushtrri probleme teknike me internetin

Përfundon numërimi në pesë QKN, vazhdon në 32 të tjera – Në Vushtrri probleme teknike me internetin

Më këtë çmim shitet një litër naftë sot në Kosovë

Më këtë çmim shitet një litër naftë sot në Kosovë

Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pavarësisht kundërshtimeve

Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pavarësisht kundërshtimeve

“Kosovarët janë lodhur nga bixhozi politik”, mediat zvicerane mbi zgjedhjet në Kosovë

“Kosovarët janë lodhur nga bixhozi politik”, mediat zvicerane mbi zgjedhjet në Kosovë

Operacion kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve në Kosovë, përfshihen edhe Europol dhe Belgjika, Franca e Holanda

Operacion kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve në Kosovë, përfshihen edhe Europol dhe Belgjika, Franca e Holanda

Uronte dënim me burg për Thaçin, Fatos Geci ndëshkohet nga votuesit- mbetet gati në fund në listën e VV-së

Uronte dënim me burg për Thaçin, Fatos Geci ndëshkohet nga votuesit- mbetet gati në fund në listën e VV-së

27 vjet nga marrëveshja që i dha fund luftës në Kosovë

27 vjet nga marrëveshja që i dha fund luftës në Kosovë

0:000:00