Kushtetuesja i jep të drejtë Qeverisë për tokën për ndërtimin e qendrës sociale në Graçanicë

Kushtetuesja i jep të drejtë Qeverisë për tokën për ndërtimin e qendrës sociale në Graçanicë

Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të Qeverisë së Kosovës në rastin që lidhet me bartjen e pronës publike për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona me autizëm, sindromën Down, aftësi të kufizuara, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë në Graçanicë, duke vlerësuar se vendimi është në përputhje me ligjin dhe interesin publik.

Për këtë parcelë, Komuna e Graçanicës ishte ankuar se prek interesat komunale.


Sipas aktgjykimit, kuadri ligjor i Republikës së Kosovës i jep përparësi interesit publik në rastet e bartjes së pronësisë së pronës publike, ndërsa kërkon që kjo pronë të administrohet në përputhje me kriteret e ligjshmërisë dhe transparencës. Qendra, sipas planit, do të ndërtohet nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ndërsa Qeveria do t’ia japë tokën për shfrytëzim për 99 vjet.

Gjykata ka sqaruar se gjatë seancës dëgjimore asnjëra palë nuk e ka kontestuar ekzistimin e interesit publik për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale. Po ashtu, është konstatuar se projektet e mëhershme të përmendura nga Komuna e Graçanicës për atë parcelë nuk janë realizuar, ndërsa një kompani e interesuar për ndërtimin e një parku diellor ishte tërhequr nga projekti.

Qeveria në arsyetim ka thënë se ndërtimi i qendrës materializon obligimet ndërkombëtare të Kosovës që rrjedhin nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Konventa për të Drejtat e Fëmijës dhe Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Për rrjedhojë, Gjykata vlerësoi se interesi publik për ndërtimin e objektit është i qartë dhe i pakontestueshëm, duke theksuar se projekti është në dobi të të gjitha palëve të përfshira, përfshirë edhe Komunën e Graçanicës.

Gjykata ritheksoi gjithashtu se autonomia lokale, megjithëse e garantuar me Kushtetutë, nuk është absolute dhe duhet të ushtrohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Në përfundim, Kushtetuesja konstatoi se vendimi i Qeverisë është nxjerrë brenda kompetencave ligjore dhe nuk cenon autonominë lokale të komunës. Sipas saj, projekti për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona me autizëm, sindromën Down, aftësi të kufizuara, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë jo vetëm që i shërben interesit publik, por kontribuon drejtpërdrejt në mbrojtjen sociale dhe realizimin e të drejtave të kategorive më të ndjeshme të shoqërisë./Periskopi

Të ngjashme
Këta janë pesë kandidatët e LDK-së me më së paku vota deri tani

Këta janë pesë kandidatët e LDK-së me më së paku vota deri tani

Kurti s’i do gypat e gazit amerikan deri në Kosovë: Të marrim rrymë nga terminali i LNG në Vlorë, jemi për gazifikim të linjitit

Kurti s’i do gypat e gazit amerikan deri në Kosovë: Të marrim rrymë nga terminali i LNG në Vlorë, jemi për gazifikim të linjitit

Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha që partitë të bëjnë pjesën e tyre

Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha që partitë të bëjnë pjesën e tyre

I dënuari me 5 vjet burg në Shqipëri transferohet në Kosovë

I dënuari me 5 vjet burg në Shqipëri transferohet në Kosovë

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Këta janë pesë kandidatët e partive me më së paku vota deri më tani

Këta janë pesë kandidatët e partive me më së paku vota deri më tani

Komandanti i FSK-së takon zyrtarin e Gardës Kombëtare të Ajovës

Komandanti i FSK-së takon zyrtarin e Gardës Kombëtare të Ajovës

Kush po prin në PDK? Bedri Hamza i pari, Gruda dhe Tahiri pas tij

Kush po prin në PDK? Bedri Hamza i pari, Gruda dhe Tahiri pas tij

Numërohen mbi 30% e fletëvotimeve, nga sa vota morën kryetarët e katër partive kryesore në vend

Numërohen mbi 30% e fletëvotimeve, nga sa vota morën kryetarët e katër partive kryesore në vend

Numërohen 30% e votave për kandidatë, s’ka ndryshim në top pesëshen e partive

Numërohen 30% e votave për kandidatë, s’ka ndryshim në top pesëshen e partive

Kuvendi mund të mbetet pa një 'Akademik': Agim Bahtiri nuk po arrinë të sigurojë votat e mjaftueshme

Kuvendi mund të mbetet pa një 'Akademik': Agim Bahtiri nuk po arrinë të sigurojë votat e mjaftueshme

Takimi me kancelarin austriak në Vjenë, Kurti i flet për anëtarësimin e Kosovës në KiE si prioritet

Takimi me kancelarin austriak në Vjenë, Kurti i flet për anëtarësimin e Kosovës në KiE si prioritet

0:000:00