Fenerbahche po negocion me Mallorca për të ulur çmimin e Muriqit

Vedat Muriqi është një hap larg rikthimit te skuadra e Fenerbahches.
Sulmuesi kosovar pas një sezoni fantastik me Mallorcan, pritet të rikthehet te ish klubi i tij, gjashtë vite pas largimit.
Dy skuadrat janë në negociata të vazhdueshme për ”Piratin”.
Sipas gazetarikt turk, Secan Hamzaoglu, çmimi që po diskutohet është 15 milionë euro, por skuadra e Fenerbahches po përpiqen ta ulin atë në rreth 12 milionë.
Skuadra e Mallorcas e ka bërë të qartë se nuk do ta lejoj ”diamantin” e tyre për pak para.
Vedat Muriqi e mbylli një seozn fantastik personal, duke shënuar 23 gola dhe ishte golashenuesi i dytë më i mirë në la Liga, pas Kylian Mbappees.











