Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

Kosova rrezikon të humbasë kredibilitetin ndërkombëtar dhe mbështetjen e aleatëve nëse vazhdon bllokada politike, paralajmëroi ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, duke theksuar se sistemi kushtetues i vendit është ndërtuar për bashkëpunim, e jo për dominim politik.

Në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, ai përgëzoi qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe vlerësoi angazhimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e tyre në një afat të shkurtër.

Megjithatë, diplomati britanik vuri në dukje se kriza politike po rrezikon seriozisht të ardhmen e Kosovës.

“Kosova duhet të jetë krenare për historikun e saj demokratik që nga pavarësia. Mbretëria e Bashkuar është krenare që ka qenë pranë Kosovës në çdo hap. Por, pjesëmarrja e dukshme e ulët në zgjedhjet e së dielës tregon se durimi i qytetarëve me politikanët po shteron”, tha Hargreaves për Radion Evropa e Lirë.

Zgjedhjet e 7 qershorit u mbajtën pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur presidentin, në përputhje me një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Ky ishte procesi i tretë zgjedhor brenda më pak se një viti e gjysmë, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025 dhe një tjetër procesi të parakohshëm më 28 dhjetor.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, doli e para me rreth 42 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me rreth 21 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 17 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me rreth 7 për qind dhe Lista Serbe me rreth 6 për qind.

Hargreaves tha se krizat dhe bllokadat institucionale të një viti e gjysmë po e dëmtojnë seriozisht pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Këto ngërçe rrezikojnë të dobësojnë kredibilitetin dhe progresin e Kosovës ndërkombëtarisht. Ato u japin mundësi kundërshtarëve të Kosovës ta paraqesin atë si një vend të dobët dhe jostabil, ndërsa ua bëjnë të vështirë aleatëve që ta mbrojnë dhe përkrahin”, tha ambasadori britanik.

Ai shtoi se Kosova ka nevojë urgjente për stabilitet politik dhe institucione funksionale, duke theksuar se partitë duhet të arrijnë marrëveshje për formimin e Kuvendit, Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, në mënyrë që vendi të marrë vendime dhe të prodhojë rezultate.

“Kuvendi ka qenë plotësisht funksional vetëm për rreth 10 javë në 75 javët e fundit. Shumë nga kjo kohë u është kushtuar procedurave, jo ndikimit te populli i Kosovës”, tha Hargreaves, duke shtuar se “është jetike që të sigurohet certifikimi i shpejtë i rezultateve, respektimi i vullnetit të votuesve dhe marrëveshja ndërpartiake për formimin e institucioneve”.

Sipas tij, Kosova ka një kornizë të fortë kushtetuese që inkurajon bashkëpunimin në vend të dominimit, por funksionimi i saj varet nga gatishmëria e liderëve politikë për kompromis dhe bashkëpunim.


Pas shpalljes së rezultateve, Kurti la të hapur mundësinë për negociata me përfaqësuesit e tjerë politikë, por pa sinjale të qarta për marrëveshje të shpejtë.


Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se nuk përjashton asnjë parti nga bashkëpunimi për formimin e institucioneve të reja, ndërsa lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vendosi si kusht për bisedime përfshirjen e Vjosa Osmanit në postin e presidentes.

Thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve bënë një ditë më herët edhe ambasadat e vendeve të tjera të Quint-it, Gjermanisë dhe Italisë.

“Na duhet një partner i fortë me të cilin mund të punojmë. Progresi në rrugën drejt integrimit në BE varet nga të gjithë aktorët politikë që t’i lënë mënjanë dallimet e tyre dhe të punojnë së bashku në interesin më të mirë të vendit”, tha Ambasada gjermane për REL-in.

Ambasada e Italisë tha se i inkurajon të gjithë udhëheqësit politikë që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të punojnë së bashku për të mirën e vendit dhe të ardhmen e tij.

Ajo e SHBA-së dhe e Francës nuk iu përgjigjën kërkesave të REL-it për koment./Periskopi

Të ngjashme
Bullgaria ndalon dërgimin e armëve në Ukrainë

Bullgaria ndalon dërgimin e armëve në Ukrainë

Lufta kundër krimit të organizuar, këta janë të arrestuarit në operacionin “White Star”

Lufta kundër krimit të organizuar, këta janë të arrestuarit në operacionin “White Star”

Gjermani: Kosovari dënohet me burg të përjetshëm, deshi të mbyste ish të dashurën me veturë

Gjermani: Kosovari dënohet me burg të përjetshëm, deshi të mbyste ish të dashurën me veturë

Shpjegimi i ekspertit: Ja pse Eriksen u rrëzua në fushë për herë të dytë

Shpjegimi i ekspertit: Ja pse Eriksen u rrëzua në fushë për herë të dytë

Dita e 10-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 10-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Trumpi thotë se Irani e rrëzoi helikopterin amerikan: ShBA-ja duhet të kundërpërgjigjet

Trumpi thotë se Irani e rrëzoi helikopterin amerikan: ShBA-ja duhet të kundërpërgjigjet

Kryesia e PDK-së diskuton rezultatin zgjedhor dhe paralajmëron zgjedhje të brendshme këtë vit

Kryesia e PDK-së diskuton rezultatin zgjedhor dhe paralajmëron zgjedhje të brendshme këtë vit

Numërohen mbi 40% të votave, këto janë 5-shet e para të partive politike

Numërohen mbi 40% të votave, këto janë 5-shet e para të partive politike

Rast i rëndë në Çeki: Nëna dyshohet se mbyti foshnjën, më pas ua hodhi qenve

Rast i rëndë në Çeki: Nëna dyshohet se mbyti foshnjën, më pas ua hodhi qenve

KQZ fillon vlerësimin e zarfeve me vota të diasporës

KQZ fillon vlerësimin e zarfeve me vota të diasporës

Gjendet i vdekur një person në Gjakovë, policia jep detaje

Gjendet i vdekur një person në Gjakovë, policia jep detaje

80 milionë euro të sekuestruara, Europoli publikon detajet nga aksioni i zhvilluar edhe në Kosovë

80 milionë euro të sekuestruara, Europoli publikon detajet nga aksioni i zhvilluar edhe në Kosovë

0:000:00