Sprinti i pabesueshëm i Llorentes në minutën e 91-të kundër Bilbaos do t’iu shkaktojë dhimbje në ligamente

Sprinti i pabesueshëm i Llorentes në minutën e 91-të kundër Bilbaos do t’iu shkaktojë dhimbje në ligamente

Atletico Madridi është në rrezik ta humb titullin në La Liga.

Në një pikë gjatë këtij sezoni, skuadra e Diego Simeones u duk se do ta fitonte pa problem titullin e dytë të këtij shekulli, transmeton Periskopi.

Por rezultatet e dobëta në vazhdim ndikuan që puna të vijë deri këtu, që do të thotë se nëse Barcelona mposht Granadan të enjten mbrëma, Atletico do të bie në vendin e dytë kur kanë mbetur vetëm edhe pesë ndeshje deri në fund.

Goditja e fundit për klubin madrilen erdhi të dielën kundër Athletic Bilbaos, nga e cila u mposht 2-1 në ‘San Mames’.

Llorente in action

Ishte një paraqitje tejet e dobët në përgjithësi nga skuadra e Simeones dhe shumë pak lojtarë kanë mundur të dalin nga stadiumi me kokën lart.

Një njeri i cili qartazi impresionoi, megjithatë, është Marcos Llorente.

Ish-ylli i Real Madridit ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke shënuar 11 gola dhe 10 asistime në 32 paraqitje në La Liga.

Një rast që e nënvizon paraqitjet e tij është sprinti drithërues i minutës së 91-të.

Siç raportohet nga ‘Mundo Deportivo’, spanjolli regjistroi shpejtësi prej 35.4 km/h, që është më i shpejti i regjistruar këtë sezon në La Liga.

Pamjet e mëposhtme nga sprinti i Llorentes do t’iu shkaktojnë shtrëngime në ligamente. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: