‘Sprinti i fundit’ për Saul Niguez – Chelsea dhe Man Utd në garë për nënshkrimin e spanjollit

‘Sprinti i fundit’ për Saul Niguez – Chelsea dhe Man Utd në garë për nënshkrimin e spanjollit

Saul Niguez përfundimisht ka vendosur që të largohet nga Atletico Madrid.

Mesfushori spanjoll, Saul, vazhdon të ketë vëmendje të madhe në javën e fundit të merkatos, me emrin e tij që tashmë po lidhet pashmangshëm me një largim nga ‘Wanda Metropolitano’.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Chelsea kanë hapur bisedimet për transferimin e Saul tash e disa ditë, transmeton Periskopi.

Oferta e Chelsea është që lojtari të merret në formë huazimi, por me opsion për blerje në fund të huazimit.

Po ashtu, Manchester United ka kërkuar të dijë situatën e lojtarit në 24 orët e fundit.

Në listën e Man United, përveç Saul Niguez është edhe lojtari francez, Camavinga. /Periskopi/

Shpërndaje në: