Sportistët rusë dhe bjellorusë pezullohen nga të gjitha garat ndërkombëtare të patinazhit

Sportistët rusë dhe bjellorusë pezullohen nga të gjitha garat ndërkombëtare të patinazhit

Unioni Ndërkombëtar i Patinazhit (ISU) ka pezulluar patinatorët rusë dhe bjellorusë nga pjesëmarrja në të gjitha garat ndërkombëtare të patinazhit në akull, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, shkruan Sky Neës, përcjell Periskopi.

Skaterët do të ndalohen të marrin pjesë në kampionatet e ISU dhe ngjarje të tjera, deklaroi ISU.

“Këshilli ISU ripohon solidaritetin e tij të plotë me anëtarët e ISU-së në Ukrainë, Federatën Ukrainase të Patinazhit të Shpejtë dhe Federatën Ukrainase të patinazhit artistik. Këshilli i ISU do të vlerësojë mundësitë për ndihmë të shpejtë humanitare për anëtarët e tij ukrainas të ISU”, thuhet në deklaratë.

Të njëjtat rregulla do të zbatohen për “zyrtarët e listuar në Komunikimet dhe/ose rregulloret përkatëse të ISU-së në Rusi dhe Bjellorusi”, thuhet në deklaratë.

Organi drejtues bëri të ditur se pezullimi do të hyjë në fuqi të menjëhershme dhe do të qëndrojë në fuqi deri në një njoftim tjetër.

“Këshilli i ISU do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në aktivitetin e ISU dhe do të ndërmarrë hapa shtesë nëse dhe kur kërkohet”.

Shpërndaje në: