S’po mund të bëni fëmijë? Bëjeni këtë disa herë në ditë

S’po mund të bëni fëmijë? Bëjeni këtë disa herë në ditë

“Këshilla më e zakonshme e gjinekologëve për çiftet që dëshirojnë të kenë fëmijë, është që të kryejnë marrëdhënie të rregullta seksuale, madje edhe gjatë periudhës jopjellore, pasi kjo rrit shanset padyshim për konceptim. Por deri tani, ende nuk është e qartë se pse”, thotë Dr. Tiernei Lorenz, bartëse e studimit.

Ajo shtoi se studimi për herë të parë tregoi se “aktiviteti i rregullt seksual promovon një formë të imunitetit gjë që lehtëson shtatzëninë”.

Ditët më të frytshme, shpjegon ajo, fillojnë pesë ditë para ovulacionit dhe përfundojnë një ditë pasi të lirohet veza. Seksi i rregullt ndryshon disa lloje të T-limfociteve, që janë kyçe për mekanizmin mbrojtës të trupit.

Tipi 1 i T-qelizave ndihmon trupin të luftojë kundër sulmuesve, dhe tipi 2 ndihmon trupin të pranojë këto ndryshime në trup gjatë shtatzënisë (si spermën dhe embrionin) të cilat përndryshe pranohen nga organizmi si sulmues të huaj.

Gratë seksualisht aktive kishin nivel të lartë të T-2 qelizave, por edhe nivele të ndryshme të antitrupave që sekretojnë qelizat e bardha të gjakut.

“Trupi i femrës ka një dilemë të madhe – nga njëra anë duhet të mbrohet nga mikrobet dhe sulmuesit tjerë, nga ana tjetër nuk mund të adaptohet nga sperma dhe embrioni”, shpjegon mjeku.

Lorenz gjithashtu thekson se seksi i rregullt ndihmon që trupi të reagojë në mënyrë të duhur.

Shpërndaje në: