S’po ia del dot me stresin? Martohu!

S’po ia del dot me stresin? Martohu!

Nisur nga fakti që e shohim martesën si një përgjegjësi shumë të madhe (në fakt është) kemi krijuar bindjen se të lidhësh kurorë për vite me radhë duhet të jetë tepër stresuese. Ndonëse martesa nuk është ajo çfarë shohim në poema apo filma romantikë, falë saj (sipas shkencës) ndihemi më pak të stresuar.

Kështu, nëse ende nuk i keni bërë dot ballë stresit merreni në konsideratë si mundësi. Një studim interesant pati nën shqyrtim 572 të rritur nga mosha 21- 55 vjeç. U vu re se personat të cilët mbanin unazë martese ishin më pak të prekur nga stresi, kjo përmes bshkëpunimit në çift. Ndaj, përtej shakave që bëhen në përditshmëri me martesën, kjo e fundit ju ndihmon të ndani me partnerin gjendjen tuaj dhe të këshilloheni duke e tejkaluar situatën.

Shkurt, martesa ul nivelin e kortizolit, hormonit të stresit, i cili lidhet drejtpërsëdrejti me sëmundjet e zemrës dhe kancerin.

Shpërndaje në: