Spiunohet Volkswagen Tiguan i ri [foto]
![Spiunohet Volkswagen Tiguan i ri [foto]](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2016/12/kerri2.jpg)
Tiguan Allspace është fotografuar i pa kamufluar, para debutimit të tij, që do të bëhet në panairin e veturave në Detroit, i cili mbahet më 9 janar 2017.
Tiguani i ri është SUV i parë i Volkswagen Group që do të ketë shasinë MQB, që do të thonë se do të jetë më i madh se versioni i tanishëm, dhe do të ketë shtatë ulëse, transmeton koha.net.
Çmimi i Tiguan Allspace ende nuk dihet, e as versionet e motorëve që pritet t’i ketë ky model.