Spiunohet “bisha” 911 Turbo

Spiunohet “bisha” 911 Turbo

Porsche është duke testuar gjeneratën më të re (992) të modelit legjendar 911 tashmë që një kohë, ndërsa Carscoops arriti të kapë se si duket versioni më i fuqishëm Turbo në rrugë.

Fotografitë janë bërë në Francë, ndërsa përveç modelit 911 Turbo, ka qenë edhe modeli i freskuar  718 Boxter.

Spiunohet “bisha” 911 Turbo

911 Turbo i ri ka të ridizajnuar pjesën e pasme, me aerodinamikë të ndryshuar dhe drita LED nga skaji në skaj.

Carscoops shkruan se gjenerata 992 do të prodhohet në platformë të re modulare, ndërsa motori do të jetë më afër qendrës së automjetit, transmeton KosovaPress.

Pamje më të mira të 911 Turbo pritet të shohim vitin e ardhshëm, kur do të bëhet prezantimi i tij zyrtar.

Shpërndaje në: