Spitali italian e përgënjeshtron lajmin: Mino Raiola nuk ka vdekur, është në gjendje të rëndë

Spitali italian e përgënjeshtron lajmin: Mino Raiola nuk ka vdekur, është në gjendje të rëndë

Mino Raiola nuk ka vdekur, siç raportuan mediat italiane pak çaste më parë.

Menaxheri i njohur italian i futbollit është në gjendje të rëndë, por që nuk ka ndërruar jetë.

Lajmin për vdekjen e 54 vjeçarit e kanë përgënjeshtruar nga spitali ku po qëndron ai i shtruar, San Raffaelle në Milano.

“Jam i mllefosur nga telefonatat e disa pseudo-gazetarëve, që spekulojnë për jetën e një njeriu që po lufton”, ka thënë doktori, Alberto Zangrillo.

Raiola është i sëmurë që nga muaji janar, por po lufton ende me jetën.

Ai është menaxher i futbollistëve të mëdhenj si Ibrahimovic, Haaland, Pogba, Verratti etj.

Shpërndaje në: