Spitalet të ngarkuara me pacientë të prekur nga gripi (Video)
Qendrat e Mjekësisë Familjare së fundmi janë ngarkuar me pacientë të prekur nga gripi.
Mjeku familjar, Abdyl Retkoceri, ka thënë për Klan Kosovën se kjo javë ka pasur fluks të madh për kontrolle mjekësore.
“Praktikisht, ka pacientë që para tri dite kanë bërë vizita, e vinë prapë, se nuk kanë fort ndikim, terapia është pa antibiotik për momentin, pot ash kur po vinë herën e dytë pak me komplikime të traktit të sipërm respirator, atëherë po duhet të intervenojmë”, ka thënë Retkoceri.
Gjendje e ngjashme është paraqitur edhe në qytetet tjera.