Spinaqi rinon trurin
Spinaqi është një nga perimet e gjelbra më të përdorura në gatime, e cila ka mjaft veti të mira shëndetësore.
Është burim i pasur i antioksidanteve dhe ka veçori të shkëlqyeshme antikancerogjene.
Spinaqi ka një sasi të madhe të hekurit dhe ndihmon në forcimin e muskujve, por ndikimin më të madh e ka në tru.
Hulumtuesit nga Rush University në Chicago kanë zbuluar se vitamina K që përmban spinaqi është ajo që e mundëson këtë veti.
Ata analizuan 954 të moshuar për pese vjet me radhë. Pasi analizuan të dhënat mes atyre që kishin konsumuar rregullisht spinaq dhe të tjerëve, të parët kishin një kujtesë më të përmirësuar dhe truri i tyre rezultonte rreth dhjetë vjet më i ri.
Spinaqi gjithashtu është burim i shkëlqyeshëm i fibrave të tretshme prandaj është një nga ushqimet më efikase në procesin e dobësimit, por edhe rregullimit të nivelit të kolesterolit.