Spike Lee shkakton kaos në Festivalin e Kanës duke njoftuar për filmin fitues: Palma e Artë për “Titane”
Palma e Artë, çmimi më prestigjioz i kinematografisë në Evropë, i ka shkuar Titane-s, një filmi të dhunshëm dhe jokonvencional që për regjisore e kishte francezen Julia Ducaournau.
Në një ceremoni kaotike, çmimi u njoftua më herët gabimisht nga kryesuesi i jurisë, Spike Lee që e keqkuptoi udhëzimin në frëngjisht për përshkrimin e fituesit të çmimit.
Spike Lee është fotografuar edhe me kryeministrin Kurti më herët.
“Anglisht,” bërtiti ai i frustruar derisa ylli Tahar Rahim provonte t’i shpjegonte se çka kishte shkuar gabim, raporton Guardian, përkthen Periskopi.
Kur erdhi momenti i duhur megjithatë, ishte Sharon Stone që prezantoi çmimin së bashku me Spike Lee-në.
Opinionisti i The Guardian prëshkroi filmin Titane si “të trashë dhe të pakuptimtë”.