Spërkatni xhamat e veturave me këta përbërës, nuk ngrihen asnjëherë

Spërkatni xhamat e veturave me këta përbërës, nuk ngrihen asnjëherë

Për përgatitjen e këtij lëngu të fuqishëm duhet të ndani një sasi shumë të vogël parash.

Shkrirja e akullit nga xhamat e veturave për shumicën e shoferëve është e obligueshme të përgatiten për ngasje në muajt e dimrit.

Shtresa e fortë e akullit na detyron ta heqim akullin me gërryese në dorë dhe të luftojmë me mungesën e kohës gjatë nxitimit të mëngjesit, andaj të vetmen gjë që shumica e shoferëve do ta dëshironin është lëngu shpëtimtar i cili shkrin sipërfaqet e akullta!

Ju nevojiten vetëm tre përbërës – alkool, detergjent për enë dhe uji i nxehtë, si edhe një shishe me spërkatës, transmeton Telegrafi.

Udhëzim:

Në shishen me spërkatës qitni:

– 1 dl 70% alkool,
– 5 pika detergjent për enë, dhe
– 4 dl ujë të nxehtë

Mbylleni shishen, tundeni dhe filloni aksionin.

Lëngu pas eliminimit fillestar të akullit edhe një kohë do të mbrojë xhamin nga shtresa e akullit.

/Telegrafi/

Shpërndaje në: