Spektakolare: Momenti kur Mërgim Berisha futet në lojë dhe shënon eurogol me prekjen e parë nga gjuajtja e lirë

Spektakolare: Momenti kur Mërgim Berisha futet në lojë dhe shënon eurogol me prekjen e parë nga gjuajtja e lirë

Futbollisti kosovar, Mërgim Berisha ka shënuar një gol absolutisht spektakolar, me t’u inkuadruar në lojë.

Në fakt, goli i tij erdhe vetëm 23 sekonda pasi u fut në fushë, teksa RB Salzburg po përgatitej të gjuante një goditje dënimi kundër Klagenfurt, shkruan Periskopi.

Me t’u futur, Berisha mori përgjegjësinë të gjuajë nga një distancë e konsiderueshme dhe qëlloi cakun, për t’i dërguar në ekstazë fansat e skuadrës së vetë.

Në fund, Salzburg triumfoi me rezultat 3-1.

Shikoni momentin kur Berisha futet në lojë dhe mënjëherë shënon eurogol. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: