Spektakël në UFC 260, Ngannou nokauton Stipe Miocicin dhe bëhet kampion i “Heavyweight”
Luftëtari kamerunas, Francis Ngannou ka arritur një nokaut spektakolar ndaj Stipe Miocic në kuadër të UFC 260.
Ngannou arriti ta nokautojë Miocicin vetëm pas 52 sekondash në raundin e dytë.
Ndeshja përfundoi menjëherë, por pas xhirimeve të përsëritura shihet “egërsia” e nokautit të dhënë nga ai.
Tani Francis Ngannou është kampioni i ri i botës në “Heavyweight” në kuadër të UFC.
“Ai bëri një gabim duke më ndjekur, mbase ai mendoi se isha lënduar apo diçka tjetër”, tha Ngannou.
“Në atë moment unë e kapa atë. Ne kemi bërë shumë punë, kemi punuar për shumë”, shtoi ai.
“Çdo ditë, ne kemi qenë duke punuar që të përmirësojmë shumë gjëra. Kam punuar çdo ditë dhe u desh të mësoja të relaksohem dhe të marr më të mirën nga vetja ime në vend që të dilja me vrull dhe të nxitoja”, përfundoi Francis Ngannou.
In case you missed how Francis #Ngannou cleaned Stipe Miocic’s clock… #UFC260 pic.twitter.com/ktmZypE1ci
— Babatunde Koiki (@BabatundeKoiki) March 28, 2021