Spanjë-Kosovë: Kuotat e bastoreve e llogarisin Kosovën si ‘autsajder’

Spanjë-Kosovë: Kuotat e bastoreve e llogarisin Kosovën si ‘autsajder’

Ndeshja Spanjë-Kosovë luhet sonte në “La Cartuja” të Sevillës. Por, duket se bastoret prestigjioze nuk po parashikojnë ndeshje të vërtetë për sonte.

Asnjëra prej bastoreve të mëdha nuk i ka vënë fitores së Spanjës madje as kuotën 1.10.

Nga 1.08 i kanë vënë kuotën katër bastore, ndërsa tri të tjera kanë qenë edhe më të pamëshirshme duke i dhënë 1.06.

Fitorja e Kosovës nga “William Hill” është llogarit me 46 euro, shkruan Periskopi.

Nëse dikush do t’i vinte 100 euro në bast, ai do t’i merrte plot 4 mijë e 600 euro.

 

Shpërndaje në: