Spanja triumfon me rikthim në rezultat kundër Gjeorgjisë, i dërgon mesazh të qartë Kosovës

Spanja triumfon me rikthim në rezultat kundër Gjeorgjisë, i dërgon mesazh të qartë Kosovës

Spanja ka fituar 2-1 si mysafire e Gjeorgjisë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të kualifikueseve për Kupën e Botës, në të njejtin grup me Kosovën.

Gjeorgjia ishte ajo që e para kaloi në epërsi duke shënuar në minutën e 44-t përmes Kvaratskhelias, shkruan Periskopi.

Në minutën e 56-të, spanjollët u rikthyen duke barazuar përmes Ferran Torresit.

Krejt në fund, saktësisht në minutën e dytë të kohës shtesë, Spanja siguroi pikët e plota duke shënuar përmes Olmos.

Pas kësaj fitoreje, Spanja ka katër pikë në grup, teksa kishte barazuar në ndeshjen e parë me Greqinë.

‘La Roja’ tash pret në Sevilla Kosovën më 31 mars me fillim nga ora 20:45. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: