Spanja shkatërron Sllovakinë, por Suedia e mbyll aventurën në grupe si lidere

Spanja shkatërron Sllovakinë, por Suedia e mbyll aventurën në grupe si lidere

Spanja ka shkatërruar Sllovakinë me rezultat 5-0 në ndeshjen e fundit të Grupit E, teksa Suedia ka mposhtur me shumë vështirësi Poloninë, 3-2.

Golat nga Dubravka (autogol) 30′, Laporte 45′, Sarabia 56′, Torres 67′ dhe Kucka (autogol) 71′, ia siguruan fitoren spanjollëve, shkruan Periskopi.

Mirëpo, fitorja 3-2 e Suedisë kundër Polonisë në përballjen tjetër të grupit, nënkuptoi se Suedia e mbylli grupin si lidere me 7 pikë, teksa Spanja është e dyta me pesë pikë, ndërsa e treta Sllovakia me tri pikë.

Polonia përshëndetet nga Euro 2020 në pozitën e fundit në grup me vetëm një pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: