Spanja poshtëron Kosovën: Pasi e quajti “territor” tash mediumi prestigjioz nuk e quan kurrqysh
Në ditën e fundit të muajit mars, Kosova luan në Sevillë kundër Spanjës – e cila tashmë është nënshtruar dhe do t’i lejojë Kosovës të shfaqet me simbole të saj të kombësisë.
Sidoqoftë, Spanja nuk ndalon provokimet për Kosovën.
Pasi e quajti “territor” në një postim në faqen zyrtare në Facebook, tashmë gazeta prestigjioze spanjolle nuk e ka quajtur “kurrqysh”, bukfalisht kurrqysh.
Kosovës i është vendosur flamuri, por nuk i është shkruar kurrfarë emri për ta poshtëruar.
Spanja në ndeshjen e parë të Kualifikueseve për Botërorin “Katari 2022” barazoi në shtëpi ndaj Greqisë, ndërsa Kosova do të luajë ndeshjen e parë nesër kundër Suedisë në Fadil Vokrri.
Më 31 mars, Kosova i shkon Spanjës dhe nuk ka asnjë arsye për t’ju frikësuar ekipit spanjoll. /Periskopi