Spanja mund të dënohet nëse Yamal luan ndaj Shqipërisë
“GOAL” ka raportuar se Spanja mund të gjobitet me një shumë të majme, nëse Lamine Yamal luan ndaj Shqipërisë sonte.
Kjo pritet të ndodhë shkaku i ndeshjes me ligjet e Gjermanisë për punën.
Senzacioni i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, është një nga lojtarët më të mirë të këtij “EURO 2024” për Spanjën.
Në moshën 16-vjeçare ai tashmë ka dy ndeshje si startues në dy ndeshjet e para të Spanjës në “EURO 2024”, duke thyer rekorde të shumta.
Mirëpo, paraqitja e tij në ndeshjen e ardhshme ndaj Shqipërisë, e cila luhet nga ora 21:00, mund të shkaktojë probleme ligjore për Federatën e Spanjës.
Ligjet e punës të Gjermanisë janë problemi. Këto ligje thonë se individët nën moshën 18-vjeçare nuk mund të punojnë pas orës 20:00.
Për sportistët ka një përjashtim, të cilët mund të punojnë deri në ora 23:00.
Ndeshja që nis nga ora 21:00 mund të jetë problem për Yamal, pasi ‘deadline; i orës 23:00 përfshin përfundimin e lojës, dushi dhe intervistat pas ndeshjes.
Nëse Yamal kalon kohën prej orës 23:00, atëherë Spanja do të dënohet me 30 mijë euro./GazetaExpress/