Spanja me protokoll anti-shtetit të Kosovës: Nuk njihet sovraniteti i shtetit, flamuri kosovar nuk paraqitet pranë atij spanjoll

Spanja me protokoll anti-shtetit të Kosovës: Nuk njihet sovraniteti i shtetit, flamuri kosovar nuk paraqitet pranë atij spanjoll

Prestigjiozja spanjolle, Marca ka shkruar për ndeshjen e Kosovës me Spanjën, dhe e ka cilësuar ndeshjen si më të rrallën për ekipin kombëtar.

Ja artikulli i Marcës:

“Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit ka punuar me muaj me Ministrinë e Punëve të Jashtme për të organizuar ndeshjen midis Spanjës dhe Kosovës. Las Rozas gjithmonë kanë dashur që t’i japin normalitetin më të madh të mundshëm takimit  me faktin se Shteti Spanjoll nuk e njeh sovranitetin e Kosovës.

MPJ ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në mënyrë që ekipi kosovar të ketë qasje dhe të luajë në Spanjë. Por protokolli do të jetë më i veçantë i përjetuar ndonjëherë në ndeshjet e organizuara nga Spanja. Kosova nuk do të njihet si shtet Sovran, por si territori i Kosovës. E njëjta gjë ndodh me flamurin, i cili nuk mund të shfaqet pranë atij spanjoll, si dhe flamuri nuk paraqitet afër atij spanjoll.

Ndryshe, takimi Spanjë-Kosovë do të luhet më 31 mars në La Cartuja dhe do të jetë ndeshja e tretë kualifikuese e Spanjës për Kupën e Botës 2022.

Shpërndaje në: