Spanja më nuk është Kombëtare aq e frikshme, barazon edhe me Poloninë

Spanja më nuk është Kombëtare aq e frikshme, barazon edhe me Poloninë

Spanja ka regjistruar barazimin e dytë në dy ndeshjet e para të Kampionatit Evropian.

Spanjollët nuk arritën më shumë se një barazim 1:1 ndaj Polonisë në “La Cartuja” të Sevillës.

Alvaro Morata realizoi golin e epërsinë për Spanjën në minutën e 25-të pas asistit nga Gerard Morenos.

Me epërsi minimale të spanjollëve përfundoi edhe pjesa e parë e ndeshjes.

 

Në minutën e 54-të Robert Lewandowski realizoi golin e barazimit. Ai pranoi një asist nga Jozwiak dhe bukur me kokë e mposhtu Unai Simonin.

 

Spanja pati mundësi të artë, por Gerard Moreno dështoi të shënonte nga penalltia.

Më vonë edhe Morata i pati disa raste të mira, por i mungoi konkretizimi.

Me këtë barazim, Spanja shkon në kuotën e dy pikëve në vendin e tretë, dy më pak se Suedia dhe një më pak se Sllovakia.

Spanja do të kërkojë fitore në xhiron e fundit ndaj Sllovakisë që do t’ua siguronte kualifikimin tutje.

Në anën tjetër, Polonia gjendet në vendin e fundit dhe do ta synojë kualifikimin në ndeshjen e fundit ndaj Suedisë.

Shpërndaje në: