Spanja i bashkohet padisë ndaj Izraelit për gjenocid në Gaza

Spanja i bashkohet padisë ndaj Izraelit për gjenocid në Gaza

Spanja u bë të enjten vendi i parë evropian që i kërkoi një gjykatë të Kombeve të Bashkuara leje për t’iu bashkuar çështjes së Afrikës së Jugut që akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza.

Afrika e Jugut e paraqiti rastin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në fund të vitit të kaluar, raporton ap.

Afrikano-jugorët pretendojnë se Izraeli po shkelte konventën e gjenocidit me sulmin ushtarak që ka shkatërruar një pjesë të madhe të Gazës.

Gjykata ka urdhëruar Izraelin të ndalojë menjëherë ofensivën ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah, por nuk urdhëroi një armëpushim në enklavë. Izraeli nuk është bindur dhe nuk tregon asnjë shenjë për ta bërë këtë.

“Nuk duhet të ketë asnjë dyshim se Spanja do të mbetet në anën e duhur të historisë”, tha kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

Meksika, Kolumbia, Nikaragua, Libia dhe palestinezët po presin që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, Holandë, të miratojë kërkesat e tyre për t’iu bashkuar rastit.

Izraeli mohon se po kryen gjenocid në operacionin ushtarak për të shtypur Hamasin, të shkaktuar nga sulmet vdekjeprurëse të 7 tetorit në jug të Izraelit.

Shpërndaje në: