Spanja eliminon Italinë dhe i shkon Kroacisë në finalen e Nations League

Spanja eliminon Italinë dhe i shkon Kroacisë në finalen e Nations League

Spanja do të përballet me Kroacinë në finale të Nations League të dielën. Kjo pasi “iberikët” kanë mposhtur Italinë në gjysmëfinalen e zhvilluar të enjten.

Rezultati përfundimtar i takimit ka qenë 2-1.

Yeremy Pino i ka dhënë Spanjës epërsinë vetëm pas tre minutave lojë. Megjithatë epërsia nuk ka zgjatur më shumë se dhjetë minuta, pasi Immobile ka barazuar nga penalltia. Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë.

Në pjesën e dytë për kohë të gjatë rrjetat kanë mbetur të paprekura dhe kur është dukur se skuadrat duhet të shtrëngojnë rripat për vazhdime, në skenë ka dalur Joselu i cili ka realizuar për fitoren e “Furisë së kuqe”.

Kroacia ka mposhtur mbrëmë Holandën.

Tash Italia dhe Holanda do të ndeshen për vendin e tretë.

Shpërndaje në: