SPAK nis hetimet për një grup policësh, dyshohet se ia dhanë telefonin Erion Veliajt

SPAK ka nisur hetimet për një grup policësh të Burgjeve që transferuan Erion Veliajn nga Durrësi në Gjykatën e Posaçme të Apelit, pasi dyshohet se kryebashkiaku ka përdorur telefonin e njërit prej tyre për të folur me një familjar.
Hetimi nisi pasi SPAK kishte në përgjim telefonin e personit që Veliaj telefonoi. Burimet thonë se oficeri i Burgjeve ka pranuar se ia dha telefonin kryebashkiakut nga frika për humbjen e vendit të punës, për shkak të pushtetit të tij.
Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse ky veprim ka ndikuar në çështjen gjyqësore ndaj Veliajt./Periskopi/