Spahiu: Është dashur t`i ngritet aktakuzë edhe Glauk Konjufcës e Liburn Aliut si Milan Radojçiqit

Spahiu: Është dashur t`i ngritet aktakuzë edhe Glauk Konjufcës e Liburn Aliut si Milan Radojçiqit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot akuzë kundër 45 personave, rreth sulmit terrorist në Banjskë, mes tyre edhe për Milan Radojçiq.

Profesori kosovar, Nexhmedin Spahiu ka thënë se aktakuzë është dashur të ngritet edhe ndaj kryetarit të parlamentit Glauk Konjufcës dhe Libur Aliut për deklaratat e tyre kundër shtetit të Kosovës.

“Me qenë prokuror si duhet këtë aktakuzë qe ja ka bërë Radojçiqit ja kish bë edhe Glauk Konjufcës edhe Liburn Aliut, pra krejt këtyre qe janë për rrenim të rëndit kushtetues”, ka thënë Spahiu në Kanal10.

Ai e ka sqaruar gjatë emisionit se pse e mendon se prokurori do duhej të ngriste një aktakuzë të tillë ndaj Konjufcës dhe Aliut për deklaratat e tyre rreth shtetit të Kosovës, raporton gazeta10.

“Dallimi është që Radojçiq e ka rrokur armën për të bërë vepër, kurse këta kanë përgjegjësi sepse njëri është kryetar i parlamentit e tjetri ministër”, ka thënë Spahiu.

Deklaratën e Spahiut e ka mbështetur edhe avokati Taulant Hodaj, i cili ka thënë se deklarata e ministrit Liburn Aliut se Kosova është shtet i përkohshëm ka qenë skandaloze.

“Kjo deklaratë ka edhe elemente të veprës penale”, ka thënë Hodaj.

Shpërndaje në: