SPA në shtëpi: Ja çfarë ju duhen
Nuk është egoizëm të duash veten, të kujdesesh për të dhe ta bësh lumturinë tënde një prioritet. Ndonjëherë edhe gjërat, në dukje të vogla, si një ditë dedikuar vetes, mund të kenë impakt të madh në vazhdimësinë e produktivitetit tonë.
Të krijoni një ditë relaksi, në shtëpi nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë. Si fillim:
– Përcaktoni ditën
Vendosni një datë të caktuar për t’ja dedikuar vetes: pasdite, mbrëmje apo në drekë, nuk ka rëndësi. Sigurohuni që të jetë ajo pjesë e ditës kur ju jeni më të qetë dhe i tillë është dhe ambienti përreth jush.
– Ftoni dikë
Gjithmonë nëse doni, mund të lajmëroni miken tuaj më të mirë dhe ta realizoni të gjithë ditën relaksuese së bashku. Mos harroni të vishni të dyja robe-de-chambre.
-Organizoni shtëpinë
Sigurohuni që ambienti në shtëpi të jetë i rregullt dhe i pastër. Nuk mund të ketë trajtime SPA mes një kaosi në shtëpinë tuaj.
– Krijoni ambientin
Blini qirinj aromatikë dhe vendosini përreth zonës ku do qëndroni. Krijoni një ndriçim neutral, jo shumë të errët, jo shumë të ndriçuar dhe spërkatni të gjithë vendin me një parfum të thjeshtë apo një spray aromatik.
– Maskat e fytyrës
Mund të përgatisni në shtëpi:
#1 – Maskën e famshme me të bardhën e vezës.
Mund t’i shtoni edhe aloe vera dhe ta mbani në fytyrë për 15-20 minuta, ose mund ta aplikoni kështu, si një lloj maske peel-off:
#2 – Banane & mjaltë
Ju duhen: 1 lugë mjaltë dhe 1 banane e vogël e shtypur. Mbajeni përzierjen me aromë të mirë, për 20-30 minuta. Më pas shpëlani fytyrën, ose largojeni maskën me një peshqir fytyre të lagur me ujë të ngrohtë.
Nëse vendosni të blini maska e mos t’i përgatisni në shtëpi:
Blini sheetmasks dhe maska peel-off. Ka qindra të tilla, në dyqanet drug-store dhe çmimet janë ekonomike.
– Scrub/ Eksfolimi i trupit
Ju duhen: 1-2 lugë kafeje, 1-2 luge sheqer dhe pak vaj ulliri. Përzieni përbërjen dhe aplikojeni në trup. Mund të përdorni dhe një scrub tjetër që ju gjendet në shtëpi.
– Zona e syve
Nëse flasim për qetësi dhe relaks, ato reflektohen më shumë sesa kudo në zonën e syve. Blini maska relaksuese me xhel për zonën e syve, ose vendosni kastravecë të ftohtë, të prerë në formë rrethore në sy. Më pas aplikoni: njëherë më ujë të nxehtë e më pas të ftohtë, disa copëza pambuku. Kujdes, mund t’ju zërë gjumi.
– Muzika
Vendosni diçka të lehtë dhe qetësuese, mundësisht vetëm instrumental, pa tekst. Meloditë e lehta do t’ju dërgojnë në një dimension tjetër. Kërkoni në YouTube, pikërisht për këngët që përdoren në trajtimet SPA.
– Ushqimi/Pijet
Mos harroni të merrni pijet tuaja të preferuara me shumë akull. Vendosini në gota dhe dekorojini me fruta të prera, çadra të vogla etj. Përgatisni një sallatë frutash, shoqëruar përsëri me kubikë akulli, fruta të thata dhe çokollata.