Southgate: Nëse Shqipëria do të shënonte në fillim, gjërat do të shkonin ndryshe

Southgate: Nëse Shqipëria do të shënonte në fillim, gjërat do të shkonin ndryshe

Gareth Southgate ka lavdëruar lojën e Shqipërisë në fitoren e Anglisë me rezultat 0-2 në ‘Air Albania’.

“Ishte një ndeshje mjaft e vështirë për ne. Shqipëria kishte disa raste për të kaluar në epërsi herët në pjesën e parë. Ata luajtën mirë me dhe pa top. Kjo do ta bënte ndeshjen shumë të komplikuar për ne. Arritëm të krijonim pas minutës së 20 dhe ia dolëm të fitojmë”, deklaroi Southgate pas ndeshjes për Supersport.

“Shqipëria është ekip mjaft i mirë. Por, fatmirësisht sulmuesit tanë arritën të gjejnë hapësira dhe shënuan golat e nevojshëm për fitore”, theksoi selektori anglez.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, Shqipëria luajti mirë dhe ishin të organizuar. Luajtën mirë me dhe pa top. Kishin disa raste që në fillim, nëse do të kalonin në avantazh mund të kishte shkuar ndryshe”, shtoi ai.

“Shqipëria po përmirësohet vazhdimisht dhe e shikoni çfarë probleme të krijojnë. Kanë shpirt skuadre dhe mund të bëjnë mirë. Kush me pëlqeu nga Shqipëria? Nuk e pashë Shqipërinë në planin individual, por mendoj se dy mesfushorët e qendrës e qarkullonin mirë topin. Për mbrojtësit është gjithmonë e vështirë. Ishte një ndeshje e vështirë”, përfundoi Southgate.

Shpërndaje në: