Sot Trump nënshkruan projektligjin për shfuqizimin e Departamentit të Arsimit

Presidenti amerikan, Donald Trump, sot planifikon të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për të urdhëruar mbylljen e Departamentit të Arsimit të SHBA-së.
Ky hap përfaqëson përmbushjen e premtimit të tij të fushatës për eliminimin e këtij institucioni, i cili ka qenë prej kohësh në shënjestër të konservatorëve.
Trump e ka quajtur shpesh Departamentin e Arsimit të kotë dhe të ndikuar nga ideologjia liberale. Megjithatë, heqja përfundimtare e departamentit ka të ngjarë të jetë e pamundur pa veprim nga Kongresi, pasi departamenti u krijua në 1979 me një akt të Kongresit, shkruan Reuters, raporton Periskopi.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, urdhri do ta drejtojë sekretaren Lindy McMahon që të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të lejuar mbylljen e Departamentit të Arsimit dhe kthimin e autoritetit arsimor në shtete, duke vazhduar të sigurojë ofrimin efikas dhe të pandërprerë të shërbimeve, programeve dhe përfitimeve nga të cilat varen amerikanët.
Republikanët kanë konsideruar mbylljen e Departamentit të Arsimit për dekada, duke argumentuar se kjo shpërdoron dollarë taksash dhe se qeveria federale nuk duhet të ketë ndikim mbi vendimet që duhet të jenë përgjegjësi e shteteve dhe shkollave./Periskopi/