Sot pritet të shkarkohet Lampard
Frank Lampard do të shkarkohet sot nga pozita e trajnerit të Evertonit. Rezultatet e dobëta në Premierligë dhe pozita e 19-të tabelare do t’i kushtojnë me punë legjendarit anglez.
Raportohet se vendimi i pronarit është marrë dhe se është çështje orësh shkarkimi i Lampard.
Wayne Rooney, Rafa Benitez e Pochetino janë tre emrat e mundshëm për pasuesin e Lampard tek pozita e trajnerit te Evertoni.
Humbja 2-0 nga West Ham ka humbur durimin e pronarëve. Lampard me Evertonin ka pesë humbje dhe një barazim në gjashtë ndeshjen e fundit.