Sot pritet të lëshohet uji në kanalin e Ibër Lepencit

Sot pritet të lëshohet uji në kanalin e Ibër Lepencit, pas sulmit terrorist të muajit nëntor.
Kjo është bërë me dije nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
“Sot edhe zyrtarisht lëshohet uji në kanalin e Ibër Lepencit, pas sulmit terrorist që ndodhi në kanal.
Jam i gëzuar dhe falënderues për të gjithë ata që kontribuan drejtëpërdrejt që kanali të sanohet dhe për asnjë moment qytetarët të mos mbesin pa rrymë e ujë” – ka thënë ai.