Sot prezantohen rezultatet e mbikëqyrjes se Etheve Hemorragjike

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës do të bëhet sot prezantimi i rezultateve të projektit: “Diagnoza dhe mbikëqyrja e Etheve Hemorragjike Krime – Kongo, Biosiguria në Kosovë 2013-2016 dhe 2017-2019”.
Ky projekt mbështetet nga programi i partneritetit gjerman për ekselencë në siguri biologjike dhe shëndetësore – Ministria Federale e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, implementuar nga Instituti për Mjekësi Tropikale “Bernhard Nocht”- Hamburg, në bashkëpunim me Klinikën Infektive të QKUK-së, IKSHPK dhe Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Takimi mbahet sot në sallën e Klinikës Infektive në Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.