Sot nuk pritet numërimi i votave me kusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe sot po vazhdon me skanimin e listave të votuesve të nënshkruar në 2,533 vendvotime të rregullta në ditën e zgjedhjeve dhe vetëm pas përfundimit të këtij procesi do të nisë numërimi i votave të diasporës, votave me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.
Gjithashtu, sipas KQZ-së, është duke ndodhur verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre nga diaspora pritet të nisë këtë javë, por jo sot.