Sot nis spektakli, ndeshja Gjermani-Skoci “hap perdet” e Evropianit
Sytë e botës së futbollit do të kthehen kah Mynihu sonte, teksa nis Kampionati Evropian, me ekipin nikoqir, Gjermaninë që përballet me Skocinë në “Allianz Arena”.
Krahas favoritëve për ta fituar Evropianin, Gjermania më në fund duket se ka gjetur stabilitet nën drejtimin e Julian Nagelsmann.
Në katër ndeshjet e fundit, Gjermania ka tri fitore dhe një barazim dhe presin që edhe me përkrahjen e tifozëve vendas, të shkojnë deri në fund.
Në anën tjetër, Skocia edhe pse ekip autsajder, pritet t’u shkaktojë mjaft telashe.
Të përzgjedhurit e Steve Clarke siguruan Evropianin në mënyrë senzacionale, duke fituar pesë ndeshjet e para kualifikuese.
Megjithatë, që nga ajo kohë, forma e tyre ka rëën dukshëm.
Në nëntë duelet e fundit, skocezët kanë një fitore, tri barazime dhe pesë humbje.
Në grup me Gjermaninë dhe Skocinë, janë edhe Zvicra dhe Hungaria që luajnë nesër në orën 15:00.