Sot nga ora 18:00 zhvillohet një ndeshje futbolli – e vetmja në Evropë

Të gjitha kampionatet e futbollit në Evropë janë pezulluar shkaku i përhapjes së COVID-19.
Por, ekziston një vend që nuk dëshiron të dëgjojë për këtë gjë, dhe futbolli po luhet normalisht, dhe sezoni sapo ka nisur.
Bëhet fjalë për kampionatin e Bjellorusisë, që sot vazhdon me ndeshjet e xhiros së katërt.
Me fillim nga ora 18:00, Neman takohet me Belshinan, dhe kjo është ndeshja e vetme në orar sot në Evropë.
Në mediet sportive në Evropë, po raportohet për këtë ndeshje, ku u bëhet thirrje tifozëve të futbollit, se sot kanë mundësi të shikojnë këtë ndeshje, në kohën kur sporti më i dashur në botë, vazhdon pezullimin.